Si Partia Demokratike e Rithemelimit ashtu edhe ajo e drejtuar nga Basha, tundin flamurin e fitores pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të çuar në Apel çështjen e vulës së PD-së.
Për MCN, Ivi Kaso nga Rithemelimi tha se Gjykata e Lartë konfirmoi pretendimin e tyre se Apeli mori vendim të Gabuar. Ndërsa Indrit Sefa nga pala e Bashës tha se trupa gjykuese I pranoi kërkesën për të shqyrtuar çështjen në themel.



