Reforma zgjedhore, Balla: PD po përpiqet të na kthejë disa muaj mbrapa

Reforma zgjedhore, Balla: PD po përpiqet të na kthejë disa muaj mbrapa

Kreu i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Taulant Balla, thotë se PD nuk po angazhohet për zbatimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Në një deklaratë për mediat sot në drekë, Balla tha se propozimet e PD-së janë përpjekje për kthim mbrapa.

“Nuk dëgjuat asgjë për rekomandimet e OSBE-ODIHR, dëgjuam vetëm një ripërpjekje për të na kthyer shumë muaj më pas tek një platformë që është material propagande dhe balte nga PD, por nuk ka lidhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR. Dëgjuat ndonjë gjë mbi qëndrimin që ka PD për depolitizimin e Komisioneve Zgjedhore? Rekomandimi primar që Shqipëria jo për këto zgjedhje por të gjitha zgjedhjet është t’i japim fund monopolit që kanë partitë politike kundrejt kontrollit të procesit të administrimit zgjedhor. Nuk ka vend të zhvilluar me demokraci të konsoliduar që ia lë administrimin e procesit zgjedhor partive. Kemi propozuar dy variante: Të depolitizojmë të gjithë anëtarët e Komisioneve të Qendrave të Votimit, të gjithë anëtarët e zonave të Administrimit Zgjedhor. PD ka thënë jo. Kemi diskutuar një variant tjetër, depolitizimin e anëtarit të 7. Nëse PD mendon se të gjithë mësuesit në Shqipëri janë anëtarë të PS-së, e ka shumë gabim”, tha ai.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy