
Ambasada amerikane në Tiranë drejton një mesazh për qytetarët amerikanë, duke e cilësuar si alarm sigurie, duke i ndaluar që të hyjnë në katër lokale.
Njoftohet se gjithçka vjen si masë paraprake sigurie për shkak të mundësisë së dhunës hakmarrëse dhe raportimeve për praktika të padrejta biznesi dhe shqetësime për sigurinë, restorantet e mëposhtme janë të ndaluara për personelin e Ambasadës Amerikane:
-Juvenilja
-Juvenilja Castello
-Pastiçeri Venezia
-Magic Club
Qytetarëve amerikanë u këshillohet të shmangin këto restorante, të monitorojnë mediat lokale dhe gjithmonë të kenë një plan emergjence ose strategji daljeje dhe të mbajnë një profil të ulët.



