Erdogan rikujton betejën në Anadoll: Gati për fitore të reja në mijëvjeçarin e ri

Erdogan rikujton betejën në Anadoll: Gati për fitore të reja në mijëvjeçarin e ri

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka përkujtuar 952-vjetorin e Betejës historike të Malazgirit, e njohur ndryshe si beteja që i solli turqve fitoren kryesore në Anadoll, duke shprehur qartë edhe pas kaq kohësh synimet e Turqisë mbi këtë territor.

Ne deklarojmë edhe një herë vendosmërinë dhe angazhimin tonë për të mbrojtur këtë tokë, të fituar nga paraardhësit tanë dhe nga çdo ushtar trim, deri në frymën e fundit.

 

I shoqëruar nga kryetari i parlamentit dhe disa krerë partish në vend në aleancë me partinë e tij, Erdogan e etiketoj këtë ngjarje si një moment që hapi njëherë e mirë dyert e sovranitetit politik të Turqisë.

Malazgiri nuk është thjesht një luftë apo fitore e zakonshme. Nuk ishte ajo betejë që na çoj në Anadoll.  Rrënjët tona aty janë të thella. Fitorja e arritur i dha goditjen më të rëndë kryqëzatave duke mundësuar themelimin e shtetit selxhuk të Anadollit dhe më pas çoi në pushtimin e Ballkanit dhe Stambollit.

 

Erdogan foli edhe për aspiratat e së ardhmes, duke theksuar se "arritjet e vendit gjatë dy dekadave të fundit kanë forcuar themelet e republikës", ndërsa fitoret në mijëvjeçarin e ri do të jetë edhe më të mëdha. 

Kontrolli turk i Anadollit filloi me Betejën e Malazgirtit, e, më 26 gusht 1071, në të cilën turqit selxhukë të udhëhequr nga Sulltan Alp Arslani mposhtën një ushtri shumë më të madhe bizantine.

Fitorja përshpejtoi rënien e Perandorisë Bizantine dhe çoi në vendosjen e më shumë turqve në rajon, duke hapur rrugën për Perandorinë Osmane, dhe më pas për Republikën e Turqisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy