Xhaferraj shpjegon vetitë e vajit të farës së zezë: Vret qelizat kancerogjene

Xhaferraj shpjegon vetitë e vajit të farës së zezë: Vret qelizat kancerogjene

Këshilluesja e mjekësisë holistike, Erjona Xhaferraj shpjegon përfitimet e vajit të farës së zezë në organizëm.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Xhaferraj tha se përdorimi i vajit të farës së zezë daton 2 mijë vite më parë dhe se thënia e profetit Muhamed se vaji i farës së zezë, shëron çdo gjë përveç vdekjes ka ngjallur shumë kuriozitet.

Ndikon te shëndeti mendor, problemet me sinuset, konvulsionet, kush ka probleme me dilatimet, kur kalon ftohje prej virozave, ndikon te pjesa e traktit tretës, ndikon te problemet që kemi me alergjitë, problemet e lëkurës, ndihmon te sistemi kardiovaskulat dhe ul nivelin e yndyrnave të këqija dhe ndihmon për detoksifikim.

Ajo që njerëzit ndalen sot është vetitë antikancerogjene. Mekanizmi i veprimit vjen si pasojë e një elementi që gjendet në masën 30% te vaji i farës së zezë dhe e bën qelizën kancerogjene të vetëvritet.

Përdorimi 1-3 lugë çaji në ditë i vajit të farës së zezë, ngadalëson avancimin e kancerit dhe metastazave. Mirë do jetë që këto lugë të jenë të shpërndara gjatë ditës.

Rekomandohet që të përdoren mbas vaktit, pasi duke qenë një gjë vajore, përthithet më mirë.

Përpunimi i vajit të farës së zezë, mirë është që të bëhet në të ftohtë. Te pjesa e abuzimeve, mënyra se si ekstraktohet ka shumë rëndësi.

Në momentin që e përpunojmë me nxehtësi, del shumë e hidhur dhe humb disa veti.

Njerëzit kanë filluar ta prodhojnë edhe vetë, me presime me mekanizma mekanike.

Por ekziston rreziku që kur e prodhojmë vetë, të kalojë dhe ujë dhe për rrjedhojë të oksidohet.

Vaji të cilin unë e përdor vjen si i ëmbël dhe nuk është ngjyrë shumë shumë e zezë.

Por duke qenë se ka shumë në treg, është pak e vështirë që ta shpjegoj se një lloj hidhësie e ka gjithsesi.

Qelizat kancerogjene nga përdorimi i vajit të farës së zezë, bën që të vrasin veten.

Mund të përdoret te fëmijët për rritje imuniteti mbi moshën 2 vjeç. Nëse kemi një situatë virale, mund ta përdorim me pika.

Por nuk është vaj toksik i dëmshëm edhe te shtatzënat. Njerëzit mendojnë se duke përdorur vajin e farës së zezë, kanceri do të zhduket.

Vërtetë vaji i farës së zezë do ndikojë në aspektin kimik, por vjen si rrjedhojë e një balance të shumëllojshme që te pjesa e ushqimit, se si procesojmë stresin tonë, pasi kanceri është rrjedhojë e shumë çrregullimeve.

Vaji i farës së zezë mund të përdoret edhe gjatë kimioterapisë, pasi ndikon edhe në rritjen e potencialit të këtyre medikamenteve.

Përdorimi standard është 1-3 lugë çaj vaj të farës së zezë në ditë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy