Eksperti i trashëgimisë kulturore, Kreshnik Merxhani shprehet skeptik për menaxhimin e parkut të Butrintit, sipas planit të integruar.
Ai tha për studion e lajmeve të MCN Tv se kundërshtimet e tij kanë qenë lidhur me ligjin e ri të trashëgimisë i cili i hapte rrugë fondacioneve speciale me qëllim që pasurisë së trashëgimisë kulturore të menaxhohen edhe nga entitete private edhe pse serviren sikur janë të ngritura nga strukturat publike, si ministria.
Që nga hartimi i ligjit kemi qenë kritik, kemi parë zvetënim të rolit të shtetit lidhur me ruajtjen e pasurisë kombëtare. Në rastin e Butrintit kemi të bëjmë me një vlerë universale.
Konventa është e qartë, i kërkohet palës shtet mirëdministrim i këtyre vlerave. Kritika ime ka qenë në lidhje me shëndoshjen e sistemit publik të menaxhimit, në momentin që heqim dorë nga rritja e kapaciteteve dhe ngritja e institutit të monumenteve, arkeologjisë.
Në këtë rast e shikojmë që zëvendësohen këto institucione nga një fondacion privat, është e rëndësishme të ndahen këto institucione, të financohen mirë, të pajisen me personelin e duhur, akademikët e duhur, por edhe me financat e duhura.
Financat e Butrintit kanë qenë të keqorientuara deri tani edhe pse nga viti 2003 me ligj 90% e tyre duhet të ngelen në vendndodhje. Kjo nuk ndodhi!
Parku i Butrintit e ka një bord, ka një rol për marrëdhënien me donatorë privatë, komunitetin dhe faktorë kombëtar dhe ndërkombëtarë. Gjithë ky propozim i ri vjen pa një analizë për gjendjen ekzistuese dhe se çfarë nuk shkon mirë me parkun sot.
Propozohet një trup i ri se pse kemi nevojë për një trupë të re dhe ku do e çojë menaxhimin e sistemit publik të trashëgimisë kulturore. A do kemi një institucion më të fortë. A do të kemi sistem më të mirë, më të shëndoshë, më efikas, më profesional? Unë druaj që jo.
Sipas tij, ajo që thotë plani dhe autorët është se deri në vitin 2040 Butrinti do të jetë i mbuluar me 1.5 metër ujë dhe për këtë citoi se është artikull i autorëve të planit të menaxhinmit.
Nuk ka asnjë masë konkrete financimi, për të përballuar rrisqet që na vijnë nga ky aspekt, të gjitha këto i faturohen shtetit. Është me rëndësi të kuptojmë realitetin tonë. Mund të shohim shembuj të ndryshëm.
Është e kotë t’i hyjmë verifikimeve kur e njohim kontekstin dhe dimë se për çfarë ka nevojë trashëgimia. Duhet të fillojmë të shikojmë se çfarë përfiton publiku dhe shteti ynë nga kjo ndërmarrje.
Rrisqet nuk eleminohen, për menaxhimin nuk preket gjithë parku, por një pjesë, vetëm biletaritë dhe i lihet si kompetencë shtetit për menaxhim.
Sot trashëgimia kulturore ka nevojë më shumë për një ndërmarrje dhe angazhim ndërdisiplinor, ndërinstitucional shtetëror. Nuk mund të parcelizohet me fondacionet.
Nuk shpjegohet se çfarë do ndodhë me rritjen e biletave, si do preket komuniteti, nuk jepen shifra konkrete se cila është pika e ngopjes, financat e premtuara nga 21 milionë dollarë, janë reduktuar dukshëm.
Ka një rrjedhë e cila ka dukshëm një konflikt të pastër të një lobimi dhe financimi në lidhje me Butrinin. Askush nuk flet për pasojat që do kenë Berati dhe Gjirokastra, që nuk ka më park, por shtëpitë do kenë vlera të veçanta. Askush nuk flet për efektet zinxhir që krijohen, rrisqet që ka parku.
Të gjithë flasin se me këtë formë të re, do të jetë pak a shumë një formë më ndërvepruese, duke i mohuar gjithë këtë histori të suksesshme që ka Butrinti që problemi nuk qëndron tek mënyra se si është menduar, por tek personat që vendosen në pozicione kyç ku formimi i tyre është jashtë fushës së trashëgimisë.
Lidhur me nismën e deputetes demokrate Ina Zhupa e cila propozoi ndryshimin dhe shfuqizimin e neneve 171-173 neneve të Ligjit 27/2018 Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë, ai e cilësoi si të nevojshëm.
E kam quajtur PPP prej fillimi, dhe e konsideroj të nevojshëm rrëzimin e neneve, duhen riparë edhe nene të tjera.



