Hapja e negociatave, Rama: Shqipëria i ka plotësuar të gjitha, i takon BE që të mbaj fjalën

Hapja e negociatave, Rama: Shqipëria i ka plotësuar të gjitha, i takon BE që të mbaj fjalën

Kreyeministri Edi Rama gjatë konferencës për media ku informoi rreth takimit të Samitit të Triestes. Gjatë pyetjeve të gazetarëve kreu i qeverisë ka folur edhe për hapjen e negociatave me BE.

Rama tha se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha ato që i janë kërkuar dhe komisioni e ka bërë rekomandimin, që të çelen negociatat me mirëkuptim që Vettingu do të nisë.

Sipas Ramës i takon BE që tani të mbaj fjalën. 

Pyetja: Përsa i përket procesit të çeljes së negociatave, a është e mundur që gjatë vitit që vjen të kemi të mundur çeljen e negociatave, pra, të bëjmë hapin e radhës drejt integrimit dhe që të ndodhë kjo, çfarë pritet që të plotësohet ende nga Shqipëria?

Kryeministri Edi Rama: Shqipëria i ka plotësuar të gjitha ato që i janë kërkuar. Komisioni e ka bërë rekomandimin. Ka kërkuar çeljen e negociatave me mirëkuptimin që procesi i Vetting-ut do të nisë. Procesi i Vetting-ut ka nisur, siç e dini, kështu që, përsa na takon, ne i kemi kryer detyrat tona. Edhe zgjedhjet që sapo përfunduan, janë konsideruar si një histori suksesi. Kështu që i takon Bashkimit Europian të mbajë fjalën. Ne i kemi kryer detyrat tona. Bashkimi Europian mund të vazhdojë të bëjë atë që bën zakonisht, kur kërkon të shikojë gishtin, ndërkohë që gishti tregon hënën dhe të nxjerrë gjëra të reja. E ka bërë edhe me vende të tjera. E bën për arsye politike, për arsye të dinamikave të brendshme, që janë të njohura. Por ne jemi gati për t’i hapur negociatat, i kemi kryer të gjitha detyrat që na janë dhënë për hapjen e negociatave. Nëse Bashkimi Europian do t’i shtyjë përsëri, kjo nuk do të na pengojë që ne të vazhdojmë me këmbëngulje procesin, sepse, unë e kam nënvizuar vazhdimisht, për ne, procesi i integrimit nuk është një udhëtim për të shkuar në Bruksel, është një rrugëtim për të ndërtuar Shqipërinë europiane këtu në atdheun tonë. Kjo është vlera themelore e procesit. Natyrisht, hapja e negociatave do të ishte një stimul i fortë. Por me negociata, pa negociata, siç bëmë një Reformë në Drejtësi, që, për kuriozitetin tuaj, pritet ta bëjnë edhe vende që po negociojnë, ne do vazhdojmë. Negociatat fillojnë me kapitullin e 23 dhe 24, që janë kapitujt e drejtësisë dhe duhet ta dini që në kapitujt e drejtësisë, kur të fillojnë negociatat, ne praktikisht do të kemi bërë pjesën më të madhe të punës, që e kemi kryer tanimë. Ndërkohë që disa vende që negociojnë në rajon duhet të bëjnë reformën që ne e kemi bërë në drejtësi. Këto janë paradokset e Bashkimit Europian, por s’ka problem. Ne bashkëjetojmë qetësisht me këto paradokse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy