Gjendet i vdekur në banesë italiani, pranë tij një shqiptare në gjendje të rëndë

Gjendet i vdekur në banesë italiani, pranë tij një shqiptare në gjendje të rëndë

Një 54 vjeçar italian është gjetur i vdekur, ndërsa një vajzë 25 vjeçe shqiptare është në gjendje të rëndë në spital. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Ravena, Itali, ku policia i gjetur të dy të shtrirë në banesën ku qëndronin në rrugën Trieste.

Sipas policisë, 54-vjeçari i vdekur, është një italian nga Pulia, ndërsa vajza është shqiptare, por nuk kanë dhënë emrat e tyre.

Pista e parë e hetimit është ajo e intoksikimit me drogë, pasi sipas policisë janë gjetur prova në vendin e ngjarjes.

Alarmin e ka dhënë rreth orës 16:00 të pasdites së sotme, një grua fqinje e të dyve. Ajo ka treguar se kishte marrë policinë në telefon pasi i kishte parë të shtrirë të dy për orë të tëra në të njëjtin pozicion.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrfikësit që kanë shkatërruar derën e apartamentit për të hyrë brenda mjekët dhe policia, e cila ka nisur hetimet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy