Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Volejbollit, Albens Vokopola, flet pasi Tirana për meshkuj dhe Skënderbeu për femra, janë kampionët e këtij sezoni.
Ai tha për MCN Tv, se ky sezon ka pasur si risi superligën për meshkuj dhe femra, duke sjellë në këtë drejtim ekipet në një nivel më të lartë si organizimi edhe investimi nga klubet kryesore.
Kemi parë ndeshje shumë të bukura në televizion dhe livestream që federata duhet ta vazhdojë në këtë drejtim se volejbolli është sport që e kemi traditë.
Kemi pasur në këto katër vite dy finale europiani të moshave që në vitin 2018. Gjë që u përsërit vitin e kaluar në vitin 2021 me moshat e djemve U17, ku ishin ndeshjet e finaleve të kampionatit europian.
Duke mos lënë më mënjanë ato të Ballkanit dhe shumë aktivitete të tjera, kjo ka bërë që dhe publiku dhe sporti dhe vetë lojtarët janë ndjerë më pranë në komunikim dhe me lojë më të bukur.
Përveç këtij kampionati që pati risi, ky vit ka qenë i plotë me aktivitete të shumta rinore nga 17 në janar dhe më pas në prill, por edhe U19 dhe U22, kjo edhe në kuadër të Tiranës, si kryeqyteti europian i rinisë.
I pyetur pasi në eliminatoret e kampionatit europian të U-22, rezultatet nuk ishin të mira për kombëtaren tonë dhe se çfarë ndikoi ai tha se ndeshja e parë nuk pati rezultatin e duhur, duke thënë se vinim pas ndeshjeve miqësore.
Mbase mund të kenë qenë emocionet e ndeshjes së parë. Ka pasur shumë gabime dhe volejbolli është kush bën më shumë gabime humb ndeshjen. Sot ishte tjetër paraqitje me Malin e Zi.
Besonim se do e merrnim. Gabimet të bëjnë që edhe mund ta humbasësh, nga gabimet duhet të vish tek fitorja. Duhet bërë një analizë shumë e thellë, ne nuk duhet të dorëzohemi, duhet të luftojmë në çdo ndeshje dhe çdo pikë.
Pyetjes se çfarë duhet të presim nga skuadrat tona në kupat e Europës, ai shtoi se mbas përfundimit të këtij turneu, menjëherë ditën e martë më datë 24 kemi dhe angazhime me ekipin e të rriturve, që janë meshkujt.
Do të marrin pjesë në Europa League, do nisin me Rmaninë, do të vazhdojnë me Bosnjën, Maqedoninë dhe mbyllin me Rumaninë. Kemi mundur më parë ekipe me emër si Austria, me një përqendrim dhe nikoqirllëk në çdo pikë, mund të arrijmë në rezultate.
Duhet përqendrim dhe më pas do të vijojmë në gusht me eliminatoret e Europianit, po me ekipin kombëtar meshkuj, ku kemi në ekip, Bosnjën, Rumaninë dhe Zvicrën. Shpresojmë, duhet të jemi të angazhuar.



