Gjermania ka dhënë një grant prej 4.5 milionë euro për eficensën e energjisë elektrike në godinat e Qytetit Studenti.
Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri dhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Hellmut Hoffman firmosën sot marrëveshjen për financimin me grant 4.5 milionë euro të rinovimit të konvikteve në Kampusin Universitar të Tiranës sipas parimit të eficencës së energjisë.



