Vdes papritur nënkryetari i Parlamentit gjerman

Vdes papritur nënkryetari i Parlamentit gjerman

Nënkryetari i Parlamentit gjerman, Thomas Oppermann, ka vdekur papritur në moshën 66 vjeç. Lajmin e bënë të ditur mediat gjermane. Oppermann, nga radhët e socialdemokratëve, u ndie keq pak para një transmetimi në Zdf TV dhe u dërgua në spital.

Pak kohë më parë, ai pati thënë se nuk do të rikandidonte për në Bundestag, pas 30 vjetësh karrierë politike në mesin e liderëve të SPD, drejtues i grupit parlamentar nga 2013 në 2017.

Oppermann e nisi karrierën e tij politike në vitin 1980. Ai fillimisht u bë deputet në nivel shtetëror në Saksoninë e Ulët në 1990, dhe shërbeu si ministër i shkencës. Ai kaloi në skenën kombëtare në 2005, ku përfaqësoi zonën elektorale të Göttingen. Ai ka mbajtur postin e nënkryetarit të Bundestagut që nga viti 2017.

 Katër ditë më parë, Oppermann ishte në Romë për të takuar disa politikanë italianë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy