Shkon drejt zbardhjes grabitja spektakolare në rrugën e Rinasit më 9 shkurt të këtij viti. Gjurmët e ADN-së kanë zbuluar se 9 të ndaluarit janë ata që kanë fshehur tenxheret me lekë në vende te ndryshme. Nga grabitja e fundit, policia ka gjetur më pak se 1.5 milionë euro.
Autorët janë përgjegjës për grabitjen e mbi 10 milionë euro në dy ngjarje të ndryshme, te kthesat e Kasharit në 2015-ën dhe rruga e Rinasit në shkurt 2017.
Dëmshia e Fatjon Xhyliut ish-punonjës i një shoqërie private sigure, zbardhi grupi kriminal në përbërje të të cilit ishin edhe dy ish-trupa komando të cilët kishin shërbyer në Afganistan, Neim Avdulaj dhe Ernest Kupa.
Ndërkohë, mbeten ende në kërkim edhe tre shtetas Klement Cala, Admir Murtaj si dhe B.M.



