Konferenca për media me Melonin/ Rama nga Shëngjini: Nuk ka mafia shqiptare. Turp për ata që hodhën baltë!

Konferenca për media me Melonin/ Rama nga Shëngjini: Nuk ka mafia shqiptare. Turp për ata që hodhën baltë!

Në konferencën e përbashkët me homologen italiane Giorgia Meloni në Shëngjin, kryeministri Rama tha se nuk ekzistojnë premisat për të folur për një mafie shqiptare. Rama tha se duhet të turpërohen ata që e kanë shndërruar të drejtën për të kundërshtuar marrëveshjen mbi emigrantët, në një abuzim të pushtetit të katërt.

Drupal Ad

 

 

 

 

"Nuk ekzistojnë premisat për të folur për një mafie shqiptare, një koncept ky mjaft i përdorur kohët e fundit, për të hedhur baltë mbi Shqipërinë. Nuk mund të themi që në këtë vend ekzistojnë struktura që u ngjajnë Ndragheta-s, Camorra-s dhe Santa Corona Unita. Nuk mund të mos e shfrytëzoj këtë rast për të shprehur trishtim për gjysmë të vërtetat që janë thënë në mediat italiane për Shqipërinë, me qëllimin e qartë për të hedhur baltë mbi këtë vend, për të sulmuar marrëveshjen mes dy qeverive kundër emigracionin e paligjshëm. Duhet të turpërohen të gjithë ata që të drejtën demokratike për të kundërshtuar këtë marrëveshje e kanë shndërruar në një abuzim të pushtetit të katërt, në kurriz të shqiptarëve dhe Shqipërisë. Kam marrë mesazhe të shumta nga miq në Itali, në botën e kulturës, sportit, kundrejt atij lumi balte të shpërthyer ndaj Shqipërisë dhe qeverisë sonë. Më duhet t’ju tregoj që disa qendra metra prej këtu në një hotel të madh jeton me shpenzimet tona prej dy vite e gjysmë një komunitet afganësh”.

Rama vuri në dukje se nuk e di nëse kjo marrëveshje për ngritjen e kampit të emigrantëve në Shqipëri do të rezultojë e suksesshme, por shtoi se edhe nëse rezulton kështu do të jetë "një gabim i bërë me zemër".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy