SHBA, përplasen dy helikopterë të ushtrisë amerikane

SHBA, përplasen dy helikopterë të ushtrisë amerikane

Dy helikopterë të ushtrisë amerikane Black Hawk u rrëzuan gjatë një incidenti stërvitor të mërkurën mbrëma në Trigg County, Kentucky.

“Statusi i anëtarëve të ekuipazhit është i panjohur për momentin”, tha në një deklaratë Nondice Thurman, zëdhënës i Zyrës së Marrëdhënieve Publike të Fort Campbell.

Komanda aktualisht është e fokusuar në kujdesin për pjesëtarët e shërbimit dhe familjet e tyre.

Helikopterët Black Hawk nga Divizioni 101 Ajror ishin në një mision trajnimi rutinë kur përplasën rreth orës 22:00 me orën lokale, thanë zyrtarët.

Guvernatori i Kentakit, Andi Beshear tha se u njoftua direkt pas ngjarjes për një përplasje helikopterësh, duke shtuar se priten viktima.

Ai deklaroi se Policia e Shtetit të Kentakit dhe Divizioni i Menaxhimit të Emergjencave reaguan menjëherë dhe ndodhen në vendngjarje, ndërsa informacione të detajuara do të jepen në vijim.

Qarku Trigg, ku ndodhi përplasja e aeroplanëve, ndodhet rreth 25 milje në veriperëndim të Fort Campell, një pikë ushtarake në kufirin Kentucky-Tennessee.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy