Rruga nacionale Vlorë-Fier është bllokuar pasi është rrëzuar në tokë pema shekullore.
Pema është rrëzuar mëngjesin e sotëm e mësohet se fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Nga rënia e lisit janë dëmtuar tre makinat e parkuara aty pranë.
Bllokimi i rrugës i detyron mjetet të kalojnë në rrugë dytësore.



