Deputeti i PD Ferdinand Xhaferraj e konsideroi një evidencë turpëruese për të gjithë demokratët rezultatin e dobët të 6 marsit. Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCNTV Xhaferraj tha se e tmerron kulti i individit të Bashës dhe Berishës në 2022-shin.
Më tmerron fakti kur dëgjoj Bashën që po ika unë erdhi Berisha, apo Berishën që thotë vetëm unë mund ta bëj. Ç’është ky kulti i individit në 2022-shin?! Ka dhjetëra potenciale të reja në PD që ta provojnë. Humbën të ikin, 8 kryetarë ka ndërruar Partia Konservatore britanike. Brenda grupit të PD s’ka pasur asnjë kulisë personale kundër tij (Bashës). 6 marsi ishte evidence turpëruse për të gjithë ne! Nuk e prisja kaq poshtë. E thoja gjithmonë që nëse Basha del i dyti, duhet ta mbështesim maksimalisht, por po të dale i treti është e patolerueshme që të heshtim.



