
Grupi i luftëtarëve radikalë Vagner ka lënë fushëbetejën në Ukrainë dhe po përparojnë drejt Moskës për të rrëzuar presidentin Putin nga pushteti. Kjo është cilësuar si një thike pas shpine nga Putin i cili ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Lidhur me këto zhvillime, Medlir Mema, pedagog i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Tokios, për MCN lajme, vlerëson se këto janë pjesë e strategjisë së brendshme ruse, politika e së cilës varet nga fraksione të brendshme ruse. Sipas tij, Putin është ai që qëndron mbi palët dhe si një arbitër vendos kush fiton e kush humb. "Situata ndoshta është e njëmijarsyeshme e atij lloj sistemi qe vet Putin ka ndërtuar. Edhe politika e brendshme ruse varet nga fraksione të brendshme ruse, të cilat janë gjithmonë në luftë më njëri tjetrin dhe pastaj Putin është ai që qëndron mbi palët dhe pastaj si një arbitër vendos se kush do të fitojë e kush do të humbasë. Por kjo ka qenë historikisht strategjia e politikës së brendshme ruse, e qeverisjes së një shteti me një shtrirje aq të gjerë gjeografike dhe me ndasi të shumta ideologjike, politike, etj. Dhe ajo që shikojmë sot është pikërisht kjo, pra, prej më shumë se një viti Prigozhin kaq qenë në një anë mbrojtës i interesave të Putin e nga ana tjetër ka qenë një kritik i hapur dhe shumë i madh ndaj forcave ushtarake ruse. Putin nuk e ka ndaluar deri në momentin kur tytat i janë kthyer Kremlinit dhe vet tani Putin do të vendos kush dhe me cilën anë do të jetë. Për prof. Memën, Prigozhin mbetet kriminel lufte për perëndimin. "Prigozhin që deri tani ka qenë një kriminel lufte dhe vazhdon të jetë, të paktën për perëndimin, shtiret tani si një aleat i mundshëm, por ansjëri nga ne, as SHBA, nuk kanë ndonjë iluzion që një Rusi e udhëhequr nga Putin ose një Rusi e udhëhequr nga Prigozhin ose nga dikush tjetër që do të përfitoj nga kjo përleshje ushtarake dhe politike, do të jetë një Rusi më pak revanshiste. Ndoshta mund të ndodh përkohësisht diçka e tillë, por ashtu siç e kemi parë afër rajonit tonë, u largua Miloshevic dhe erdhi Vucic, mund të ketë fytyrë tjetër, një retorikë diplomatike por qëllimet strategjike ishin njësoj. Ashtu sikurse qëllimet strategjike të Rusisë janë të njëjta por mund të kemi një tërheqje të përkohshme pasi do të ketë zëvendësime, por është akoma herët për hamendsime të tilla".



