Ambasadori amerikan, Donald Lu, dhe ai i OSBE-së, Bernard Boschard, kanë shkuar sot në selinë blu, ku kanë zhvilluar një takim me kreun e PD-së, Basha.
Takimi ka nisur rreth orës 10:30 dhe mendohet se në qendër të diskutimit janë reforma zgjedhore dhe zgjedhjet e 18 qershorit.
Partia Demokratike ka vendosur si kusht për zgjedhjet e 18 qershorit, votimin dhe numërimin elektronik si e vetmja garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme.



