Braho merr detyrën: Do mbroj pavarësinë e SPAK-ut. Dumani: Jemi ndeshur me presione të mëdha

Braho merr detyrën: Do mbroj pavarësinë e SPAK-ut. Dumani: Jemi ndeshur me presione të mëdha

Klodian Braho është prezantuar sot zyrtarisht si drejtues i SPAK-ut, duke i marrë “stafetën” Altin Dumanit. Në fjalën e mbajtur Braho theksoi se do të angazhohet për të mbrojtur pavarësinë e SPAK-ut, ndërsa konsideroi si shtylla BKH-në dhe sektorin e Hetimit Financiar. Gazetari Arsen Rusta bën me dije se të pranishëm në ceremoni kanë qenë edhe përfaqësues të ambasadës amerikane. 

 

Në fjalën e mbajtur Braho tha: 

Marrja e detyrës është angazhim për të respektuar kushtetutën dhe ligjin, për të mbrojtur pavarësinë e SPAK-ut dhe për të forcuar më tej besimin e qytetarëve. Falë mbështetjes së pakursyer të partnerëve ndërkombëtarë SPAK-u po përforcohet si strukturë solide e ndjekjes penale. Në ushtrimin e kësaj detyre fokusi im do mbetet forcimi i funksionimit të brendshëm, respektimi rigoroz i standardeve ligjore dhe garantimi i pavarësisë së prokurorëve. BKH dhe sektori i hetimit financiar janë shtylla të rëndësishme SPAK-ut. Bashkëpunimi i ngushtë dhe i bazuar në besim reciprok mes prokurorëve dhe hetuesve do vijojë të forcohet, duke synuar hetime më cilësore dhe rezultate konkrete. Misioni i SPAK-ut shkon përtej mandateve individuale. 

 

Ndërkohë ish-kreu i SPAK Altin Dumani e konsideroi periudhën e drejtimit të SPAK si më sfiduesin e jetës së tij, duke u shprehur se janë përballur me presione. 

 

Në fjalën e mbajtur, Dumani tha: 

 

Sot mbyllet një kapitull që ka qenë ndër më sfiduesit në karrierën time 26 vjecare si prokuror. Drejtimi i SPAK-ut Ka qenë privilegj, por edhe përgjegjësi. Jemi ndeshur me presione të mëdha. Kemi punuar me profesionalizëm, integritet dhe vendosmëri. Sot SPAK është më i fortë, më i konsoliduar, dhe më i besueshëm se më parë. Dua t’u shpreh mirënjohjen partnerëve ndërkombëtarë që kanë qenë krah nesh në çdo etapë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy