Vendi ynë do të vijojë edhe sot nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Gjatë orëve të mesditës pritet shtim gradual i vranësirave, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat malore të lindjes dhe juglindjes, ku herë pas here mund të marrin karakter të dendur. Në vijim të pasdites, moti do të përmirësohet duke u kthyer sërish kryesisht i kthjellët.
Nga mesdita deri në orët e pasdites parashikohen reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët në relievet malore të lindjes dhe juglindjes. Në zona të izoluara reshjet mund të shoqërohen me shtrëngata afatshkurtra dhe shkarkesa elektrike.
Ndërkohë, në Ultësirën Perëndimore priten reshje të dobëta shiu, me përjashtim të vijës bregdetare. Pasditja do të sjellë ndërprerjen graduale të reshjeve në të gjithë vendin.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me një shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, herë pas here, era mund të arrijë deri në 10 m/s.
Në detet Adriatik dhe Jon valëzimi parashikohet i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë.



