Gati dëmshpërblimet në Zharrëz, fondi do të monitorohet (VIDEO)

Gati dëmshpërblimet në Zharrëz, fondi do të monitorohet (VIDEO)

Ministri Damian Gjiknuri ka premtuar nga Fieri se qeveria ka rënë dakord me kompaninë Bankers për të lëvruar fondin e dëmshpërblimeve  për banesat e dëmtuara në fshatin Zharrëz. Një vendim me dëmet dhe shumat përkatëse të dëmshpëblimeve tashmë është në fuqi, por Bankers nuk ka pranuar të nxjerrë para nga buxheti i vet, me arsyetimin se shkaqet për dëmtimet kanë qenë natyrore dhe jo si rezultat i aktivitetit të saj.

Megjithëse aktiviteti për nxjerrjen e naftës në zonë është pezulluar, ministri shtoi se po shihet mundësia e sigurimit të shtëpive nga kompanitë private për të ardhmen.

Pas shërthimit të fontanave në 1 prill 2015 në Patos Marinëz, të cilat dëmtuan  72 banesa, grupet e punës llogaritën dëmet më vlerë totale 175 milionë lekë. Kjo shifër u miratua në nëntor 2017 për t’ju kaluar banorëve, nga të cilat qeveria i njohu si detyrim vetes 73 milionë lekë, ndërsa pjesën tjetër Bankers-it. Kjo e fundit zyrtarisht nuk e ka cilësuar veten fajtore, ndërsa banorët kanë kërkuar të drejtat e tyre duke kaluar në një kalvar të gjatë protestash, deri në greva urie.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy