Dritan Dajti infektohet me Covid-19

Dritan Dajti infektohet me Covid-19

Dritan Dajti i dënuar për vrasjen e 4 policëve dhe vuan dënimin në burgun e Peqinit u transportua mbrëmjen e se martës për trajtim mjekësor në QSUT në Tiranë.

Ditën e sotme është konfirmuar që Dajti është prekur nga virusi Covid-19. Sipasburimeve, mësohet se i dënuari për vrasjen e katër punonjësve të policisë ndodhet në gjendje të stabilizuar.

Kujtojmë që Dajti është i dënuar për vrasjen e 4 oficerëve të policisë Fatos Xhani, Altin Dizdari, Saimir Duçkollari dhe Kastriot Feskaj në vitin 2009. I dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm, atij iu ul dënimi në 25 vjet burg. Dajti ka qenë një nga personat më të kërkuar në Shqipëri. Në dosjet e Prokurorisë dhe Policisë, por edhe në Interpolin Europian, emri i tij shkruhej me të kuqe, pasi cilësohej si një nga personat më të rrezikshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy