
Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është vendosur të autorizojë ilaçin e prodhuar nga Pfizer dhe Merk për të trajtuar Covid-19.
The Guardian ka raportuar lajmin duke cituar zyrtarë të FDA dhe njerëz që njohur me këtë çështje.
Gjatë kësaj jave pritet mbledhja e FDA dhe miratimi urgjent për ilaçin Paxlovid e prodhuar nga Pfizer dhe Molnupiravir që është prodhuar nga kompania Merck.
Ilaçi i Merck, molnupiravir, në bazë të provave të kryera ka treguar se redukton shtrimet në spital dhe vdekjet me rreth 30%.
Nga ana tjetër pilula Paxlovid e prodhuar nga Pfizer tregoi pothuajse 90% efikasitet në parandalimin e shtrimeve në spital dhe vdekjeve në pacientët me rrezik të lartë.
SHBA ka një kontratë për të blerë deri në 5 milionë të pilulave të Merck dhe 10 milionë të pilulave nga Pfizer.



