
Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në lagjen "Borati", në Krujë.
Sasia e vogël plasëse u hodh në çatinë e banesës së biznesmenit Altin Keqi. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale.
Altin Keqi është pronar i dy serviseve të celularëve në Krujë dhe Fushë-Krujë. Burime bëjnë me dije se nuk njihet si person problematik dhe nuk ka konflikte me njeri. Paraprakisht dyshohet se tritoli është vënë për shkak të konkurrencës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



