Ruçi: Të rinjtë sot lexojnë në mënyrë sipërfaqësore, nuk përqendrohen te dija (VIDEO)

Ruçi: Të rinjtë sot lexojnë në mënyrë sipërfaqësore, nuk përqendrohen te dija (VIDEO)

Irsa Ruçi, eksperte arsimi e ftuar në MCN Informacion ka komentuar lidhur me interesin e të rinjve për politikën dhe leximin ku u shpreh se të rinjtë sot lexojnë por varet se ku ata e kanë të përqendruar fokusin.

Ajo tha se informacionet që ata nuk i marrin nga librat i marrin nga motorët e kërkimit por në mënyrë sipërfaqësore dhe kjo është për të ardhur keq.

Sipas saj studentët sot nuk përqendrohen te dija, nuk është më në interesin e tyre dija dhe kjo dhëmbë më tepër sepse po i kushtohet më tepër rëndësi certifikimit dhe jo dijes.

Varet nga fokusi sepse po të shohësh ka njëlloj negativiteti, ka një paragjykim, të rinjtë lexojnë po varet se ku janë të orientuar sepse secili nga ne ka një kohë kur i përkushtohet leximit, ata që janë në moshën e adoleshencës lexojnë më shumë libra artistikë, njohja e autorëve të ndryshëm, ndërsa kur janë studentët lexojnë më shumë drejt fokusit për atë që studiojnë, aty ku kanë të përqendruar të ardhmen e tyre aty do fokusohen dhe me leximin, pra nuk më duket dhe aq fatkeqësi e madhe se nuk lexuan Balzakun dhe vajtën 30 vjeç.

Marrëdhënia e të rinjve me librin ka ndryshuar, por ndoshta atë informacion që se marrin nga libri e marrin  online, por ajo që mua më dëshpëron është niveli i dijes sipërfaqësore, nuk thellohen më shumë.

Çështja është sa thellohen dhe ajo që vë re me studentët nuk përqendrohen te dija, nuk është më në interesin e tyre dija dhe kjo më dhëmbë më tepër mua sepse po i kushtohet më tepër rëndësi certifikimit dhe jo dijes sepse dhe në një vend pune sot kërkohet diploma dhe certifikatat dhe jo se çfarë dijesh ai ka për ta bërë atë punë.

Të njohësh historinë është tjetër gjë dhe të dish datat përmendësh është ndryshe. Sa të rinj që ka që duan të merren me politikë sikur ajo të ishte diçka shumë e shenjtë. Politika nuk ka të bëjë thjeshtë me atë bujkun e thjeshtë që nuk të bie në qafë por ti merr vendime për ta. Politika është karizëm, duhet të jesh pasqyra e kujtdo e të gjithë grupeve që dhe të dish të komunikosh për të marrë politikat e duhura për secilin grup.

Që të mbijetosh të kapësh tregun nuk është interes por nevojë dhe këta të rinj po plotësojnë nevojën e tyre dhe disa zgjedhin të punojnë këtu dhe të tjerë të largohen jashtë vendit. Të rinjtë nuk rrinë, kanë gjetur një zgjidhje dhe largimi jashtë vendit është një prej tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy