Kuçi: Dhunimi i Sanduloviç, përpjekje për ricentralizim pushteti nga Vuçiç. Ja pse duhen parë me dyshim lëshimet për targat (VIDEO)

Kuçi: Dhunimi i Sanduloviç, përpjekje për ricentralizim pushteti nga Vuçiç. Ja pse duhen parë me dyshim lëshimet për targat (VIDEO)

Eksperti i sigurisë Gurakuç Kuçi tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se dhunimi i politikanit opozitar Nikola Sanduloviç është një përpjekje e Vuçiçit dhe bandës së tij që të ricentralizojë pushtetin. Lidhur me çështjen e targave, Kuçi thotë se hapat e Beogradit duhet të shihen me dyshim, pasi sa herë ka bërë lëshime, ka ndërmarrë 10 veprime të tjera që kanë dërguar drejt destabilizimit.

Precedenca të tilla kemi hasur me opozitën në Rusi. Është nga ato përpjekjet e Vuçiçit dhe bandës së tij që të ricentralizojë pushtetin e tij shumë të fuqishëm në Serbi, duke rimarrë të gjithë pushtetin, dhe duke zhdukur të gjithë opozitën atje. Është në kuadër të asaj që ishte manipulimi i zgjedhjeve në Serbi. Është një dëmtim i rëndë ndaj njerëzve që e pranojnë një realitet tjetër në Serbi dhe dëshirojnë një paqe në Ballkanin Perëndimor. Sanduloviç ishte nga ato persona të vetëm që pranoi realitetin që ka bërë shteti serb në Kosovë. Në Kosovë nuk ka reagime mjaftueshëm për ta mbrojtur Sanduloviçin. Të paktën të bëhen disa kritika publike. Edhe nga bashkësia ndërkombëtare nuk kemi vërejtur shumë tërheqje vërejtje ndaj Serbisë. Ai mund të jetë infektuar ose t’i jetë vend agjent nervor duke i shkaktuar probleme të rënda shëndetësore, ngjashëm si me kryeopozitarin rus. Sanduloviçi është viktima e dhunës që po bën Vuçiçi mbi demokracinë që dëshiron të zhvillohet në Serbi. Nuk është një rast që ka ndodhur krejt rastësisht dhe nuk është një rast që s’duhet të merret seriozisht nga bashkësia ndërkombëtare dhe Kosova”.

Sipas ekspertit të sigurisë Beogradi ka kuptuar, sidomos pas vizitës së Cameron, se nuk ka gjasa të realizojë programin e tyre bashkë me Rusinë për një konflikt të ri në Ballkanin Perëndimor.

“Deri më tani nuk kemi parë ndonjë ndikim në uljen e tensioneve. Kemi vetëm rreth 5 ditë që po ndodh lëvizja pa stikera. Beogradi ndoshta e ka kuptuar që sidomos pas vizitës së fundit të David Cameron nuk ka gjasa të realizojë programin e tyre bashkë me Rusinë për një konflikt të ri në Ballkanin Perëndimor, luftë hibride apo qasje shumë më të ashpër. Sidoqoftë edhe ky lëshim i Serbisë është në kuadër të asaj, që ajo ka bërë shumë të këqija kohët e fundit, si manipulimin e zgjedhjeve, që nuk pranon avancimin e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke shprehur shkeljen e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të marrëveshjes së Ohrit, por pranon të zbatohet një marrëveshje e 10 viteve më herët. Ndoshta mund të jetë një sinjal që Serbia është e gatshme të pranojë marrëveshjet e mëhershme, por jo ato të fundit që e çojnë drejt njohjes de facto të Kosovës. Hapat e tanishëm të Serbisë duhet të shikohen me plot dyshime sepse vazhdimisht sa herë ka tentuar të bëjë një lëshim, ka ndërmarrë 10 veprime të tjera që kanë dërguar drejt destabilizimit, prishjes e raporteve Kosovë-Serbi dhe një diplomacie të egër ndaj Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare”

Qeveria e Serbisë nuk lejon zyrtarë të rëndësishëm të Kosovës që të vizitojnë Luginën e Preshevës, sepse atje po ndodh një entocid administrativ, që Kosova dhe Shqipëria po e lejojnë të ndodh në heshtje, ku po zbrazet Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

Kur e kemi parasysh vizitën e Cameron, duhet të kemi parasysh që janë qëndrime të njëjta që paraqet edhe SHBA. Është duke bërë një shpërndarje të përgjegjësive edhe te bashkëpunëtorë të tjerë, për shkak se jemi në momente shumë të rëndësishme, por edhe të rrezikshme gjeopolitike në marrëdhëniet ndërkombëtare. Britania e Madhe si duket ka marrë përgjegjësi të reja në kuadër të angazhimeve që është duke bërë Perëndimi. Mesazhet e tij ishin të qarta që ata duhet ta ndalojnë ndoshta edhe me luftë nëse tentohet ndodhë një Banjskë e dytë”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy