Çfarë na bën shqiptarë? Nga orë të tëra të kaluara në kafene e deri te të dhënit mend për gjithçka, nga maskilizmi e deri tek shprehja e zakonshme “Shqipëria nuk bohet”.
Stand up-i i radhës përshkruan si na shohin ne të huajt, si e shohim ne veten, dhe si e shoh unë të qenit nga “vendi i shqiponjave”. I gjithë diskutimi bazuar në hulumtimet e kryera nga Universiteti i Masaçusetsit, në ato gojëdhënat që qarkullojnë nëpër lagje dhe në studimet e atyre që dinë gjithçka për të gjithë: taksistët. Sot qeshim ca më shumë me veten tonë.
Me dashuri, Ina.
Reflektimet e Inës, ku mund ta gjejnë veten shumë prej nesh, vijnë çdo fundjavë në ekranin e TvT. Ka shumë për të zbuluar!



