Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë paradite kabinetin qeveritar ku u shpreh se kanë dakordësuar projektligjin për rritjen e pagave.
Kreu i qeverisë tha se në harkun kohor brenda një viti paga mesatare do të shkojë nga 563 euro në 900 euro.
Sipas tij, me rëndësi mbvetet që të konstatohet se sa e qëndrueshme është ekonomia jonë dhe se detyra e tyre ëhstë që tu japin shqiptareve maksimumin e produktit të reformave.
Sapo kemi dakordësuar projektligjin për reformën e re të pagave. Kemi sanksionuar e zeza mbi të bardh se në harkun e një viti paga mesatare do shkojë nga 563 euro në 900 euro. Të mund të rishpërndajmë të ardhurat aty ku edhe me shumë të drejtë familjet zakonshme shqiptare e presin më shumë se çdo gjë tjetër në arkën e buxheteve të tyre. Është e rëndësishme për ne që të konstatojmë se sa e qëndrueshme është ekonomia jonë. Ja kemi dalë të rezistojmë plagëve dhe problemeve të rënda. Vazhdojmë të mbështesim të gjitha familjet dhe bizneset e vogla në mënyrë që mos të shohin asnjë qindarkë rritje në faturën e tyre. Sot mund t’ju themi të gjithëve se është dita për të marrë ato vetë, drejtpërdrejt në arkën e tyre familjare, frute nga kjo përpjekje dhe nga reformat që na kanë sjellë deri këtu. Nuk dua të humbas vëmendjen në shumë shifra. Detyra jonë tu japim shqiptareve maksimumin e produktit të reformave.
Në vijim ai theksoi se paga e mësuesve në arsimin e mesëm do të shkojë mbi 100 mijë lekë.
Në arsimin bazë do të shkojë nga 74 mijë deri në 95 mijë. Këto janë shifra bazë. Kohëzgjatja në detyrë dhe nivelet e kualif8ikimeve bëjnë që gjërat të jenë edhe më mirë. Është koha të bëjmë një rritje të konsiderueshme pedagogëve me 20%. Është kënaqësi e posaçme tu them infermierëve të kapin një pazë pre 87 mijë lekësh.
I pyetur nëse kjo rritje vjen për shkak të zgjedhjeve, Rama u shpreh se , “rritja e pagës nuk ka lidhje me fushatën elektorale dhe madje mund t’ju them se ne nuk kemi nevojë të rrisim pagat për të fituar zgjedhjet”.



