Djegia e 3 makinave në Konispol, policia jep detaje

Djegia e 3 makinave në Konispol, policia jep detaje

Policia e Sarandës ka dhënë informacione në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Shëndëlli, komisioneri të LSI-së. Policia deklaron zyrtarisht se tre makinat kanë pronarë të ndryshëm, megjithatë nuk ka të dhëna për persona të dyshuar për djegien e tyre.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 03:13, në fshatin Shëndëlli, Konispol, është marrë njoftimi se janë përfshirë nga fakët 3 automjetet e mëposhtme: Automjeti tip “Volksëagen” me targë AA 193 NR, në pronësi të shtetasit N.L. Automjeti tip “Benz”, me targë AA 394 IR, në pronësi të shtetasit D.L. (David Luca) Automjeti tip “Citroen” me targë NHK 9114, në pronësi të shtetasit V.M. Si pasojë e flakëve, mjeti i parë është djegur plotësisht, ndërsa dy mjetet e tjera janë dëmtuar pjesërisht. Menjëherë shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje në orën 03:45 dhe nga këqyrja që i është bërë vendit të ngjarjes, nuk janë gjetur mbetje apo prova të ndonjë lënde djegëse. Grupi hetimor po punon për dokumentonim e plotë në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy