
Një nga miqtë më të afërt të presidentit rus Vladimir Putin, Arkady Rotenberg, besohet se ka përdorur bankën e famshme angleze Barclays në Londër për të pastruar paratë dhe për t’ju shmangur sanksioneve. Në këtë përfundim ka dalë BBC pas rrjedhjes së disa dokumenteve, të cilat tregojnë se shoku i fëmijërisë së Putin ka përfituar nga kjo skemë.
Rotenberg nuk është një emër i panjohur pasi në vitin 2014 u sanksionua nga SHBA dhe BE, për të mos bërë biznes me bankat perëndimore, në të kundërt pasojat do të ishin të rënda. Ndërkohë për këtë çështje banka Barclays tha se Rotenberg ishte comfort të gjitha detyrimeve dhe rregullave për veprimet e kryera.
Nga dokumentat e rrjedhura u konstatuan disa ‘raporte të dyshimta të veprimtarisë’, që tregonin për llogari sekrete. Dokumentet, të njohura si Skedarët FinCEN, janë parë nga programi Panorama i BBC.
Në Mars të 2014 SHBA goditi Rusinë me sanksione ekonomike pas aneksimit të Krimesë në Ukrainë. Departamenti i Thesarit caktoi z. Rotenberg, 68 vjeç dhe vëllain e tij Boris, 63 vjeç, "anëtarë të rrethit të ngushtë të udhëheqjes ruse".
Dyshja kishin mësuar dhe stërvitur në të njëjtën palestër xhudoje si Putini kur kishin qenë të rinj.
Në vitet e fundit, kompanitë e Arkady Rotenberg ndërtuan rrugë, një tubacion gazi dhe një stacion elektrik përmes kontratave të dhëna nga shteti rus.
Thesari i SHBA tha se vëllezërit "ofruan mbështetje për projektet e përkëdhelura të Putinit" dhe "bënë miliarda dollarë me kontratat për Gazprom dhe Lojërat Olimpike Dimërore të Soçit dhënë nga presidenti rus".
Në 2018, SH.B.A. shtoi djalin e Arkady Rotenberg, Igor në listën e individëve të sanksionuar.
Qëllimi i sanksioneve është që të shkëputen personat me emër nga i gjithë sistemi financiar Perëndimor. Megjithatë Rotenbergs duket se kanë vazhduar lëvizjen e parave në MB dhe SH.B.A.



