
Gazetari Mariglen Kume tha në studion e MCN Live se ish-kryeministri Berisha do të zbresë në një tur takimesh me qytetarët për t’i treguar atyre se çfarë ka ndodhur dhe ky aksion do të shërbejë për organizimin e protestave vitin që vjen, pasi gjasat për organizimin e tubimeve këtë vit janë të pakëta.
Po ashtu Kume tha se përfaqësues të ambasadave kanë zhvilluar takime me përfaqësues të opozitës për t’u informuar në lidhje me ngjarjet e ndodhura në Parlament në seancën e fundit.
Kemi një konferencë të Berishës në 13:00, çdo ditë ka pasur. Në orën 18:00 Berisha do mbledhë Këshillin Kombëtar në lidhje me aksionin që do marrë në terren. Berisha sipas informacioneve që kam do të zbresë në një tur takimesh me qytetarët për t’i treguar çfarë ka ndodhur, pretendimet e tij, siç bëri në 2021 dhe do të synohet përgatitja e një proteste. Me shumë gjasa do të kemi protesta në vitin e ardhshëm.
Do të shërbejnë për organizimin e protestave në vijim të vitit që vjen.
Kemi dhe një fazë tjetër, aksionin parlamentar. Do të vijojë koordinimi i grupeve. Ajo që ndodhi me Berishën s’do të ndikojë në koordinimin e grupit parlamentar. Grupet njohin kryetarin e grupit që është Bardhi, e shohin vetëm si aleatë.
Të hënën pritet të kemi sërish seancë dhe do të ketë përplasje.
Do të kemi përplasje në hyrje të Parlamentit, deputetët do të tentojnë të hyjnë pasi ka përfunduar afati i përjashtimit të tyre.
Përfaqësuesit e ambasadave kanë bërë takime me përfaqësues të opozitës dhe kanë kërkuar informacion se në ç’kuadër e kanë dhe kanë marrë përgjigje se ky tension nuk lidhet me çështjen e Berishës. Por synimi i tyre është kthimi i normalitetit që konsiston në miratimin e 3 komisioneve hetimore, zëvendësimin e bashkëkryetarit në komisionin e Reformës zgjedhore.
Më tej, Kume tha se asnjë deputet, apo zyrtar në PD, nuk pati guxim t’i kërkonte Berishës të mos e përfshinte partinë tek çështja e tij.
A pati guximin ndonjë ligjvënës apo deputet që t’i kërkonte Berishës ta ndante çështjen personale dhe të mos bënte pis partinë? Jo, askush nuk pati guxim.
Berisha nuk ka ndërmend ta ndajë këtë çështje si çështje personale pasi në konferencën e dytë pas asaj që ndodhi ish-kryeministri tha se Rama po sulmon ligjin për çështjen e pronave që ka qenë programi i PD-së.
Këto janë sinjale që Berisha nuk do t’i ndajë të dyja çështjet, fakti që vijon bën konferenca çdo ditë duke dhënë argumente se procesi nuk është ndaj tij, flet për axhendë.



