Supremja i jep të drejtë pjesërisht Vetëvendosjes, por Albin Kurti mbetet jashtë listës

Supremja i jep të drejtë pjesërisht Vetëvendosjes, por Albin Kurti mbetet jashtë listës

Gjykata Supreme ka vendosur sot t'i pranojë pjesërisht ankesat e parashtruara pranë sa kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Sipas mediave të Kosovës, janë pranuar dy ankesa të subjekteve politike dhe janë refuzuar tri të tjera.

“Ankesa e ushtruar nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, është pranuar pjesërisht e themeltë nga kolegji i Gjykatës Supreme. Është ndryshuar pjesërisht vendimi i PZAP-së, Anr.17/2021, dhe vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Nr.244-2021, lidhur me certifikimin e kandidatëve për deputetë, duke urdhëruar KQZ-në, që kandidatët për deputetë Liburn Aliu dhe Labinotë Demi Murtezi, t’i përfshijë në listën e kandidatëve për deputetë. Ndërkaq, është refuzuar pjesërisht e pabazuar ankesa e LVV-së, duke vërtetuar vendimin e PZAP-së”, thuhet në njoftim.

Pranimi i pjesshëm nga Gjykata Supreme i listës së Vetëvendosjes do të thotë që lejohet kandidimi i Liburn Aliut dhe Labinotë Demi Murtezit, kjo për shkak të një vlerësimi të gabuar që ka bërë PZAP.

Ndërkohë, sërish jashtë listës mbetet Albin Kurti dhe dy kandidatët e tjerë: Albulena Haxhiu dhe Bajram Mavriqi.

Ish-kryeministri i Kosovës, i cili kërkon një tjetër mandat qeverisës, mund të mos zgjidhet deputet, por ligji nuk e pengon atë të kryesojë kabinetin e ri nëse Vetëvendosje fiton sërish zgjedhjet.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy