Shpërndahet Parlamenti në Bangladesh, fituesi i çmimit Nobel mund të drejtojë qeverinë

Shpërndahet Parlamenti në Bangladesh, fituesi i çmimit Nobel mund të drejtojë qeverinë

Pas ditësh përplasjesh dhe tensionesh, presidenti i Bangladeshit Mohammed Shahabuddin shpërndau parlamentin për t’i hapur rrugë formimit të një qeverie të përkohshme.

Lajmi raportohet nga Dhaka Tribune e cila i referohet një njoftimi për mediat ku thuhet se parlamenti është shpërbërë në bazë të vendimit të marrë gjatë një takimi mes presidentit Shahabuddin, krerëve të tri forcave të armatosura, liderëve të partive të ndryshme politike, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe drejtuesit e lëvizjes Studentët Kundër Diskriminimit.

Ndërkohë, fituesi i çmimit Nobel, Muhammad Yunus, ka rënë dakord, sipas mediave, të drejtojë qeverinë e përkohshme të Bangladeshit si kryekëshilltar.

Junus ishte propozuar si kryeministër i ri nga studentët.

“Kur u kontaktova në emër të studentëve, në fillim nuk rashë dakord,” i tha Yunus një burimi të cituar nga mediat e Bangladeshit.

U thashë se kam shumë punë për të përfunduar. Por studentët më kanë kërkuar vazhdimisht.

Nëse studentët mund të sakrifikojnë kaq shumë, nëse njerëzit e vendit mund të sakrifikojnë kaq shumë, atëherë kam edhe unë përgjegjësi.

Yunus, pionieri i lëvizjes globale të mikrokredisë i cili mund të drejtojë qeverinë e re të përkohshme të Bangladeshit, ishte një armik i madh i kryeministres Sheikh Hasina, e cila ka dhënë dorëheqjen dhe u largua nga vendi.

I njohur si bankieri i të varfërve, Yunus dhe Banka Grameen e cila u themelua prej tij fituan Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2006 për ndihmën në heqjen e miliona njerëzve nga varfëria duke dhënë hua të vogla prej më pak se 100 dollarë për të varfrit ruralë të cilët janë shumë të varfër për të tërhequr vëmendjen nga bankat tradicionale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy