
Turqia është e gatshme të ofrojë mbështetje për të arritur një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë.
Deklarata është bërë sot nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i cili zhvilloi një vizitë në Beograd, ku u takua me homologun Vuçiç.
Ndër të tjera Erdogan tha se shpreson që së shpejti të arrihet një marrëveshje Prishtinë-Beograd mbi targat e automjeteve.
“Jemi shumë të kënaqur që është arritur marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës për kalimin e kufijve me letërnjoftime. Sa i përket targave, shpresoj që të arrihet marrëveshje sa më shpejt, si dhe për çështje tjera problematike”, ka thënë Erdogan.



