Themeluesi i revistës “Playboy” ka mdërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Në një deklaratë të kompanisë “Playboy” thuhet se Hugh Hefner u nda nga jeta në shtëpinë e tij, për shkaqe natyrore, i rrethuar nga njerëzit e dashur.
“Im atë jetoi një jetë të jashtëzakonshm dhe me ndikim si media dhe kulturë pioniere. Ai u bë një zë i fortë që qëndronte pas disa prej lëvizjeve më domethënëse kulturore të shoqërisë tonë, mbrojeti fjalën e lirë, të drejtat e njeriut dhe lirinë seksuale”, thë në një deklaratë djali i tij, Cooper.
“Ai u bë përcaktues i një stili tjetër jete në zemër të markës që themeloi vetë, e cila do të mbetet më e njohura dhe më jetë gjata në histori. Ai do të jetë një mungesë e madhe për të gjithë”, shtoi i biri.
Hugh Hefner është themeluesi i revistës së njohur në mbarë botën “Playboy”. Ai e nisi karrierën e tij si redaktor në revistën “Esquire” në vitin 1952 dhe vetëm një vit më vonë kishte mbledhur të ardhura të mjaftueshme për të themeluar “Playboy”.
Në pak vite, “Playboy” u shndërrua në markë dhe u bë një nga më të njohurat dhe më të shiturat në botë. Nga një revistë e thjeshtë, ajo u shndërrua në një perandori shumëmilionë dollarëshe.



