Deputeti socialist, Erion Braçe, nuk e ka kursyer ironinë për zgjedhjen e deputetit Ben Blushi në krye të partisë së tij, LIBRA. Braçe shprehet se Blushi iku nga PS-ja duke sulmuar kryetarin përse fitoi me 95 % të votave dhe pasi ndërtoi partinë e vet, zgjidhet me të njëjtën përqindje.
Por për Braçen ndryshimi nuk qëndron te kryetari, por te votuesit, pasi sipas tij shumë prej tyre nuk ekzistojnë.
LIBRA mbajti dje zgjedhjet për kryetar. Ben Blushi u zgjodh me 95% të votave, me aplikimin për herë të parë të votimit elektronik.
Statusi i Blushit
95% KRYETARE!!
A mund te me tregoje kush diferencen;
Iken nga nje parti duke share, akuzuar, sulmuar e bere cope cope, perse kryetari aty fiton me 95% te votave te anetareve ne nje votim te pergjithshem me leter e kuti dhe,
Nderton nje "parti" tenden, e reklamon si risine e demokracise dhe, vete e "zgjidhesh" kryetar me 95% te votave te atyre qe si ke pare kurre, nuk i ke takuar ndonjehere, por i quan anetare te partise pse te bejne "like" ne facebook.
95% mbetet i njejte!!
Anetaret dhe "anetaret", ndryshojne natyrisht.
Eshte dallimi mes atyre qe egzistojne dhe atyre qe nuk egzistojne.



