"Të reflektojmë dhe zhvillimet e fundit politike të mos errësojnë integrimin e vendit". Këto kanë qenë mesazhet e presidentit Ilir Meta, përcjellë në festën e Ashures, një ditë pas publikimit të raportit nga Komisioni i Venecias.
Ky i fundit konstatoi se kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën përmes ndryshimit të datës së zgjedhjeve.



