Një person i akuzuar se ka kultivuar bimë kanabisi me llamba, në Spanjë, është vënë në prangat e policisë në aksin Vau i Dejës-Shkodër.
Nga shkëmbimi i informacioneve, me autoritetet spanjolle, nëpërmjet Interpol, në kuadër të operacionit “Operacionalja 45”, u lokalizua dhe arrestua me qëllim ekstradimin në Spanjë, E. K., 28 vjeç, të lindur në Shkodër.
Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Barcelonës, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin, për të finalizuar ekstradimin e të ndaluarit.



