Policia “blindon” Kryeministrinë, gati 2 mijë efektivë

Policia “blindon” Kryeministrinë, gati 2 mijë efektivë

Të paktën 2 mijë efektivë policie janë lajmëruar të jenë të gatshëm për të përballuar “valët” e protestës së Aleancës Kundër Importit të Plehrave. Nga burime të mirëinformuara mësohet për TemATV se në terren doli një numër që varion nga 600 deri në 800 forca të Policisë së Shtetit, përfshirë komisariatet, “Shqiponjat” dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Siç shikohet edhe nga fotot, me dhjetra efektivë policie kanë krijuar kordone përreth Kryeministrisë, ndërsa më shumë se 5 furgonë të FNSH-së janë parkuar anash saj. Kështu, të njëjtat burime shtojnë se fillimisht protesta do të përballohet nga kordonët e parë që përbënhen nga policë të komisariateve, ndërsa FNSH do të qendrojë në pritje për të ndërhyrë, nëse situata agravohet. Por, thuajse 700 efektivë të tjerë të reparteve special dhe RENEA-s, mësohet të jenë lajmëruar që ditën e sotme të mos organizojnë ndonjë operacion, pasi do të jenë në dispozicion të kërkesës nga qendra e policisë, pasi ka disa të dhëna që protesta mund të përshkallëzohet më tej dhe mund të krijohen tensione. Pra, në total policia ka angazhuar një numër që varion nga 1 mijë, por që mund të shkojnë deri në 2 mijë efektivë, gjithnjë në varësi të situatës. Në terren ka edhe agjentë të SHISH, ndërsa në taraca janë pozicionuar snajperat. Efektivët e Gardës së Republikës janë aty, si pjesë rutinore e mbrojtjes së institucioneve me rëndësi të veçantë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy