Deklarata e Dhomës Amerikane/ Reagon Basha: Korrupsioni i qeverisë po pengon investimet e huaja

Deklarata e Dhomës Amerikane/ Reagon Basha: Korrupsioni i qeverisë po pengon investimet e huaja

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së Dhomës Amerikane të Tregtisë, se korrupsioni është problemi kryesor që pengon investimet e huaja në Shqipëri.

Lulzim Basha e konsideroi korrupsionin si pengesën kryesore të investimeve të huaja në Shqipëri dhe bëri përgjegjëse qeverinë për këtë situatë.

Kryetari i PD-së, Basha vlerësoi si realist konstatimet e Dhomës Amerikane të Tregtisë, sipas tij, se korrupsioni është problemi kryesor që pengon investimet e huaja në Shqipëri.

 "Dhoma Amerikane e Tregtisë ka konstatuar (pa asnjë surprizë) se korrupsioni është problemi kryesor që e lë pas Shqipërinë në fushën e investimeve të huaja. Është korrupsioni në nivelet më të larta që në mënyrë të pafalshme po i vjedh të ardhmen vendit tone.

I njëjti institucion i respektuar vlerësoi po sot potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë për të thithur investime. Por ky potencial për zhvillim po shkatërrohet nga një qeveri që në gjenezën e saj ka kapjen e shtetit dhe korrupsionin", shkruan Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy