Parlamenti Evropian/ Plenkoviç: Hapja e negociatave për Shqipërinë dhe MV ndër prioritetet kryesore

Parlamenti Evropian/ Plenkoviç: Hapja e negociatave për Shqipërinë dhe MV ndër prioritetet kryesore

"Organizimi i samitit BE-Ballkani Perëndimor në Zagreb dhe hapja e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE, janë ndër prioritet kryesore të kryesimit të Kroacisë të Bashkimit Europian", deklaroi kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç në fjalimin e tij para Parlamentit Evropian.

Duke prezantuar prioritet e kryesimit kroat të BE-së, Plenkoviç theksoi para eurodeputetëve se Kroacia nuk e fsheh ambicien për të siguruar mbështetje nga vendet anëtare të BE-së për fillim të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Raporti i ardhshëm i Komisionit Evropian dhe propozimet për përmirësimin e metodologjisë së procesit të negociatave do të jenë të rëndësishme”, theksoi ai.

“Për besueshmërinë e politikës së zgjerimit është e rëndësishme që ajo t’i përmbahet parimeve të respektimit të kritereve politike dhe përparimit individual. Çdo vend kandidat duhet të vlerësohet mbi rezultatet e tij, në mënyrë që qëllimi përfundimtar i negociatave të jetë anëtarësimi në BE. Ky duhet të jetë fokusi kryesor i politikës së zgjerimit”, theksoi kryeministri kroat Plenkoviç.

Plenkoviq rikujtoi se Parlamenti Europian, pas vetos franceze në muajin tetor të vitit të kaluar, miratoi rezolutën ku mbështetet hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe në të cilën nënvizohet rëndësia e zgjerimit, si për vendet kandidate ashtu edhe për BE-në.

Me këtë, sipas Plenkoviçit, euro-deputetët e vërtetuan përkushtimin drejt politikës së besueshme të zgjerimit të BE-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy