
Kryeministri Edi Rama thotë se projekti i Zvërnecit ka të bëjë me tokë private dhe jo tokë shtetërore.
Ai sqaroi sot publikisht se projekti dhe interesi i investimit ka nisur në vitin 2023, bashkë me Sazanin, por në dallim se Sazani është tokë publike.
Sipas tij, rrethimi i pronës është bërë bazuar te leja e zhvillimit dhe jo te leja e ndërtimit.
Projekti ka nisur si interesim nga ana e investitorëve në vitin 2023, tre vjet më parë dhe ka nisur si interesim bashkë me Sazanin dhe qëndrimi ynë që në ditën e parë ka qenë, Sazani është tokë publike, ka qenë një dëshirë dhe një ambicie e kahershme dhe e qeverive të tjera dhe Kryeministrave të tjerë për ta kthyer në destinacin turistik, ne jemi të gatshëm të punojmë me ju, por kini parasysh se ajo tokë nuk shitet dhe duam që shteti shqiptar të jetë palë, ortak.
Shitësit dhe të korruptuarit bënin Shqipërinë 1 euro dhje merrnin pjesën, nuk ia jepnin shtetit pjesën. Ndërsa për historinë e Zvërnecit kemi thënë duhet të shikoni pronat dhe pronarët se ne nuk kemi tokë shtet atje dhe copëzat që mund të jenë shtet, janë të papërfillshme, kështu që merruni vetëm me pronarët.
Bota flet mbarë për këtë projekt për njeriun që e ka iniciuar këtë projekt Jared Kushner, prandaj ka pasur dhe interesin e mediave ndërkombëtare, për luftërat e tyre, dhe jo se sa shumë po zhvillohet Shqipëria. Administrata shqiptare ka mbrojtur interesin tuaj dhe e kemi bërë detyrën procedurialisht dhe patriotikisht.
Toka është e regjistruar në hipotekë prej shumë vitesh dhe negociatat me pronarët janë negociatat mes palëve që as nuk kemi hyrë dhe as kemi interes, ne jemi të interesuar për Sazanin, për të cilin ende nuk kanë përfunduar negociatat, sepse ne duam pjesën e shtetit shqiptar.
Rrethimi i pronës është bërë bazuar te leja e zhvillimit, e cila është leje zhvillimi, jo leje ndërtimi. Rrethimi i pronës është e drejtë e çdo pronari kur merre lejen e zhvillimit.



