Policia ka arrestuar ditën e sotme një shtetas që lëvizte i armatosur në Vorë.
Ai është Gerald Ciku, 37 vjeç banues në Tiranë.
Ky shtetas është konstatuar nga Shërbimet e Policisë në qendër Vorë, duke udhëtuar në automjetin tip Volksëagen, ku në çantën që mbante me vete, në brendësi të saj ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
Një armë zjarri pistolet e llojt TT.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal.



