Vuçiç: Serbia mund të mos fitojë asgjë në bisedimet me Kosovën

Vuçiç: Serbia mund të mos fitojë asgjë në bisedimet me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se do të donte që problemi i Kosovës të zgjidhej “njëherë e përgjithmonë”, por ka konstatuar se zgjidhja është larg dhe se sipas parashikimit të tij, Beogradi nuk do të fitojë asgjë në bisedimet me Prishtinën.

Nëse nuk na japin asgjë, çfarë të bëjmë… Unë, nëse guxoj të parashikoj – kështu edhe do të jetë”, tha Vuçiç, raporton agjencia serbe “Beta”.

Ai ka thënë se është me rëndësi që të luftohet për zgjidhje racionale dhe reale për Kosovën e cila do të mundësojë që interesat e Serbisë të jenë të ndërlidhur.

Nëse mund të merremi vesh, mirë, e nëse jo, prapë është mirë”, tha më tej presidenti serb.

Kreu i shtetit serb deklaroi se se është “krenar” kur sheh që atë e sulmojnë nga Evropa e bota, edhe shqiptarë edhe serbë, dhe se për të është me rëndësi që qytetarët të dinë se çka ka dashur në një moment dhe çka ka mundur të realizojë.

Le të vlerësojnë njerëzit se a kam pasur të drejtë pas 30 a 40 vjetësh, do të shihni, do të thonë, ai Vuçiç ka pasur të drejtë që ka folur”, tha presidenti serb, Vuçiç.

I pyetur se për çfarë ka pasur të drejtë, ai tha se kjo varet nga fakti se, përveç interesave serbe e shqiptare, ekziston edhe interesi i të huajve dhe interesat e shërbimeve të tyre të inteligjencës.

Presidenti serb ka thënë se i kupton të gjithë ata që kundërshtojnë demarkacionin, siç është qëndrimi i kancelares Merkel, por shtoi se nuk i kupton “njerëzit tanë” të cilët dëshirojnë “të shkatërrojnë Vuçiç, e madje edhe nëse shkatërrohet Serbia”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy