Video/ Aksident me vdekje në autostradën Mamurras-Milot

Video/ Aksident me vdekje në autostradën Mamurras-Milot

Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Mamurras-Milot.

Mësohet se një automjet ka përplasur një grua pranë mbikalimit të Patokut duke e lënë të vdekur në vend.

Dyshohet se viktima ka prerë rrugën gjatë kalimit nga njeri krah i rrugës në tjetrin, ndërsa shoferi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tiranë - Lezhë, në vendin e quajtur " Mbikalimi i Patokut", Kurbin, në hapësirën ndërmjet trafikndarësve, është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar, e cila dyshohet të jetë aksidentuar nga mjetet në lëvizje në këtë aks rrugor. 

Grupi hetimor në vendngjarje, vijon punën hetimore për identifikimin e shtetases se aksidentuar, kapjen e drejtuesit së bashku me mjetin si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy