Përmbytje shkatërruese në Indi, ekipet e shpëtimit në kërkim të 202 personave të zhdukur

Përmbytje shkatërruese në Indi, ekipet e shpëtimit në kërkim të 202 personave të zhdukur

Ekipi ushtarak indian është në kërkim të mbi 200 personave të zhdukur pas përmbytjeve shkatërruese që shkaktoi shkëputja e një pjese akullnaje në veri të Himalajeve. Si pasojë e përmbytjeve të paktën 19 persona kanë humbur jetën. Ngjarja ndodhi një ditë më parë ku një valë e lartë uji përfshiu lumin Dhauliganga, duke zhdukur plotësisht digën e hidrocentralit Rishiganga. 

Siç shkruan “The Guardian” shkëputja e akullnajës zhduku pesë ura dhe dëmtoi dhjetra shtëpi. "Rreth 202 njerëz janë raportuar të zhdukur deri më tani në incidentin e djeshëm, ndërsa 19 trupa të pajetë janë gjetur në vende të ndryshme", shkroi të hënën Policia e Uttarakhand.

Shumica e të zhdukurve ishin punonjës në hidrocentralet Rishiganga dhe NTPC, si dhe banorë të zonës. Ekipet e shpëtimit janë përqëndruar në një tunel 2.5 km të gjatë ku dyshohet të jenë bllokuar punonjës të hidrocentralit.

Shkaku i katastrofës mbetet i paqartë, ndërkohë që disa studiues thonë se përmbytja tregon ndikimin në rritje të krizës klimatike. Sipas studiuesve, një studim i vitit 2019 zbuloi se akullnajat Himalaja po shkrihen me "shpejtësi alarmante"  dhe aktivistët lidhur me këtë kanë fajësuar ndërtimin intensiv të digave dhe infrastrukturës së hidrocentraleve përgjatë lumenjve të Uttarakhand.

*Marrë nga “The Guardian”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy