Zjarri shkrumbon katin e dhjetë të një pallati te Rruga e Elbasanit (FOTO)

Zjarri shkrumbon katin e dhjetë të një pallati te Rruga e Elbasanit (FOTO)

Kati i dhjetë i një pallati u përfshi nga një zjarr i madh pak pas mesditës sot. Ngjarja ndodhi në një pallat në afërsi të Institutit të Higjienës, në Rrugën e Elbasanit.

Zjarri ka rënë në katin e fundit të pallatit 10-katësh, në një hapësirë të përshtatur si palestër.

Vonesa në mbërritjen e zjarrfikëses u dha mundësi flakëve të përhapen me shpejtësi. Mësohet se nuk ka të lënduar apo të asfiksuar, pasi banorët e pallatit janë evakuuar menjëherë.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes ndërkohë që pesë zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy