Gjashtë mijë euro për të ikur në Angli, goditet grupi i trafikut të klandestinëve

Gjashtë mijë euro për të ikur në Angli, goditet grupi i trafikut të klandestinëve

Një grup që merrej me organizimin e trafikut klandestin të emigrantëve nga Shqipëria drejt Britanisë është bërë objektiv i policsë francize. Mes të arrestuarve janë edhe 3 shqiptarë.

Dy francezë dhe tre shqiptarë janë akuzuar për trafikimin e emigrantëve të paligjshëm, të cilët u merrnin nga 6 000 euro (5 000 paund), për kalimin në Britani nëpërmjet portit të Roscoff.

Ata i fusnin emigrantët në bagazhin e automjeteve dhe më pas hynin në në zonat me fluks të larta trafiku në Rscoff.

Dyshimet lindën kur kontrabandistët filluan përdorimin e automjeteve të mëdha. Tre emigrantë shqiptarë, një grua dhe dy burra, janë gjetur prapa mobiljeve në pjesën e pasme të nëj furgoni të marrë me qira. Për këtë, një 39-vjeçar, rezident në Finistère u ndalua nga policia portuale të hipte në traget për në Britani.

Në një rast të dytë, një 43-vjeçar nga Finistérien, u arrestua pas kthimit nga Britania, çka çoi më pas edhe në arrestimin e tre shqiptarëve, të moshës 19, 20 dhe 25 vjeç.

Tre të arrestuarit janë të njohur për dhunë, vjedhje dhe posedime të armëve. Dy prej tyre ishin me qëndrim të paligjshëm, ndërsa i treti kishte bërë kërkesë për azil.

Gjatë kontrolleve në shtëpinë e tyre, policia ka konfiskuar 9 000 paund, 2 330 euro, një kapuç, një revolver Magnum 357 me 18 fishekë, leje të parregullta qëndrimi për të huaj, etj.  A

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy