Trump: BE të blejë më shumë naftë dhe gaz nga SHBA, ose do përballet me tarifa

Trump: BE të blejë më shumë naftë dhe gaz nga SHBA, ose do përballet me tarifa

Presidenti i zgjedhur i amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar Bashkimin Europian se do të përballet me tarifa tregtare mbi eksportet e saj në SHBA, nëse shtetet anëtare të saj nuk blejnë më shumë naftë dhe gaz amerikan.

Trump ringjalli frikën për një luftë tregtare të afërt midis SHBA-së dhe BE-së në deklaratën e parë publike në lidhje me tregtinë që kur u zgjodh president në nëntor.

“I thashë Bashkimit Evropian se ata duhet të plotësojnë deficitin e tyre të jashtëzakonshëm me Shtetet e Bashkuara me blerjen në shkallë të gjerë të naftës dhe gazit tonë. Përndryshe, TARIFA deri në fund!!!”, shkroi Trump në rrjetin social Truth.

Drupal Ad

SHBA është prodhuesi më i madh në botë i naftës dhe gjithashtu është shfaqur si furnizuesi më i madh i gazit natyror të lëngshëm për bllokun që kur furnizimet ruse me gaz tubacioni për klientët e saj evropianë u ndërprenë pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës në fillim 2022.

Këtë javë, një studim i qeverisë amerikane, i porositur nga administrata Biden, zbuloi se rritja e eksporteve amerikane të gazit natyror të lëngshëm mund të çojë në një rritje të çmimit të gazit deri në 30% për klientët vendas të gazit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha muajin e kaluar se gazi nga SHBA mund të përdoret për të zëvendësuar importet e mbetura të bllokut të gazit të lëngshëm, ndërsa Bashkimi Europian përpiqet t’i japë fund varësisë së saj nga karburantet fosile ruse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy