Prej afro 6 orësh kryebashkiaku Erion Veliaj vijon të merret në pyetje në ambientet e SPAK në lidhje me dosjen e inceneratorit të Tiranës.
Gazetari Arsen Rusta në një raportim në edicionin e lajmeve në MCN TV, bën me dije se Veliaj është thirrur si person në dijeni të rrethanave të hetimit.
Sipas gazetarit janë mbi 100 pyetje që po i bëhen kryebashkiakut të Tiranës.
"Vazhdon deklarimet e tij kryebashkiaku Veliaj. Ajo çka MCN TV ka mundur të verifikojë zyrtarisht është se i është përgjigjur fletëthirrjes së prokurorit Dritan Prençi, për dosjen e inceneratorit të Tiranës. Z.Veliaj po pyetet si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit, ka mbërritur i vetëm, pa praninë e avokatit të tij. Edhe pse zyrtarisht nuk konfirmohet, janë mbi 100 pyetje që po i drejtohen z.Veliaj”.



